Cakolli: Tërheqja e Spasiqit, me ndikim domethënës politik

Për Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik i Kosovës, tërheqja nga gara e Spasiqit është një lëvizje elektorale “me ndikim domethënës politik”. “Kur një kandidat i pavarur, që përfaqësonte një alternativë ndaj Listës Serbe, i bashkohet asaj në prag të raundit të dytë, mesazhi mund të interpretohet se si forcat e pavarura po zhbëhen për t’i

Nëntor 3, 2025 - 16:30
 0
Cakolli: Tërheqja e Spasiqit, me ndikim domethënës politik
Cakolli: Tërheqja e Spasiqit, me ndikim domethënës politik

Cakolli: Tërheqja e Spasiqit, me ndikim domethënës politik

Për Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik i Kosovës, tërheqja nga gara e Spasiqit është një lëvizje elektorale “me ndikim domethënës politik”.

“Kur një kandidat i pavarur, që përfaqësonte një alternativë ndaj Listës Serbe, i bashkohet asaj në prag të raundit të dytë, mesazhi mund të interpretohet se si forcat e pavarura po zhbëhen për t’i hapur rrugë kontrollit të plotë të një partie të vetme”, tha Cakolli.

Sipas tij, ky zhvillim e dobëson “idenë e garës reale” dhe bën që rundi i balotazhit të shndërrohet në një formalitet, ku rezultati duket i paracaktuar. Ai shton se situata duket e “dyshimtë” dhe do të duhej “të hetohej”.

“Më thellë se kaq, ky veprim e ekspozon nivelin e ndikimit politik nga jashtë dhe mungesën e autonomisë politike të komuniteteve lokale serbe. Për më tepër, duke qenë e çuditshme, situata është absolutisht edhe e dyshimtë, andaj do të duhej të hetohej”, tha ai./Radio Evropa e Lirë