Shpejtim Bulliqi viziton KF Llapin: Sporti do të mbetet prioritet në mandatin e ardhshëm
Kryetari i Podujevë, njëherësh kandidat për një mandat të ri, Shpejtim Bulliqi, ka zhvilluar një vizitë në stërvitjen e KF Llapi, ku është takuar me trajnerin Batatina dhe futbollistët e ekipit. Gjatë takimit, Bulliqi i përgëzoi lojtarët dhe stafin për sukseset e arritura dhe për kontributin që po japin në promovimin e qytetit në arenën


Kryetari i Podujevë, njëherësh kandidat për një mandat të ri, Shpejtim Bulliqi, ka zhvilluar një vizitë në stërvitjen e KF Llapi, ku është takuar me trajnerin Batatina dhe futbollistët e ekipit.
Gjatë takimit, Bulliqi i përgëzoi lojtarët dhe stafin për sukseset e arritura dhe për kontributin që po japin në promovimin e qytetit në arenën sportive.
“Në këtë mandat kemi mbështetur sportin në çdo formë, nga ndërtimi i infrastrukturës sportive deri te përkrahja e klubeve dhe sportistëve të rinj. Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë me edhe më shumë investime, për t’u krijuar kushte më të mira të rinjve tanë dhe për ta forcuar rolin e sportit në komunën tonë,” ka deklaruar ai.
Me moton “Bashkë për sportin, bashkë për Podujevën!”, Bulliqi ka theksuar rëndësinë e sportit si një shtyllë e zhvillimit rinor dhe komunitar.
