Shpërthim masiv i mjeteve piroteknike në Prizren, Policia thotë se një person është plagosur: Do të dërgohet në QKUK
Një person është lënduar rëndë në Prizren dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas një shpërthimi në në pikëshitje të mjeteve piroteknike në rrugën “Ahmet Prishtina”, në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit. Ai ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë në
Një person është lënduar rëndë në Prizren dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas një shpërthimi në në pikëshitje të mjeteve piroteknike në rrugën “Ahmet Prishtina”, në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit.
Ai ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar.
Ngjarja ka ndodhur të martën në orën 21:33, në natën e fundit të ndërrimit të motmoteve.
“Sonte rreth orës 21:33, është raportuar se në rrugën “Ahmet Prishtina”, ka ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezja e një pikështijte piroteknike, Si pasojë është përhapur zjarri në lokalet e ndërtesave dhe pikëshitjeve të tjera trotuareve, ku në këtë rast kemi një person të lënduar, i njëjti është dërguar në emergjencë të Spitalit Rajonal, është në gjendje të rëndë, duke pasur parasysh plagëte tij, i njëjti do të dërgohet në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë organet relevante, përfshirë zjarrëfikësit. Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, ka thënë Gashi.