Ish-ambasadorja Lama: Zgjedhja e një Qeverie të përgjegjshme është çelësi për marrëdhënie më të mira me SHBA-në

Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama,për FrontOnline, ka theksuar disa çështje të rëndësishme lidhur me politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës e veçmas sa i përket kontratave lobuese në SHBA. “Me sa di unë ka pasur kontratë lobimi me një kompani, e angazhuar nga Ministria aktuale e punëve të jashtme, por nuk jam në dijeni

Mars 17, 2025 - 11:00
 0  5
Ish-ambasadorja Lama: Zgjedhja e një Qeverie të përgjegjshme është çelësi për marrëdhënie më të mira me SHBA-në
ish-ambasadorja-lama:-zgjedhja-e-nje-qeverie-te-pergjegjshme-eshte-celesi-per-marredhenie-me-te-mira-me-shba-ne

ish-ambasadorja-lama:-zgjedhja-e-nje-qeverie-te-pergjegjshme-eshte-celesi-per-marredhenie-me-te-mira-me-shba-ne


Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama,për FrontOnline, ka theksuar disa çështje të rëndësishme lidhur me politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës e veçmas sa i përket kontratave lobuese në SHBA.

“Me sa di unë ka pasur kontratë lobimi me një kompani, e angazhuar nga Ministria aktuale e punëve të jashtme, por nuk jam në dijeni për aktivitetin,” thotë ajo.

Lama sugjeron se Kosova duhet të fokusohet në dy drejtime për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në.

“Kosova duhet të zgjedhe një Qeveri të përgjegjshme, e jo kofrontuese apo antagoniste me SHBA-ne dhe BE-ne siç e kemi pasur’’, shprehet ajo për FrontOnline.

Dhe së dyti sipas ish-ambasadores Lama, Kosova duhet të angazhohet ne lobim në Uashington, me administratën e re

 “Kosova duhet të angazhohet ne lobim në Uashington, me administratën e re, duke shfrytëzuar të gjitha lidhjet politike, dhe angazhuar shqiptarët që janë atje e që për dekada kanë gjetur mënyrën të influencojnë politikën amerikane në favor të Kosovës.” shprehet ajo për FrontOnline.

Ish-dipomatja Lama gjithashtu thekson se kjo situatë kërkon qasje serioze dhe diplomaci të mprehtë, duke potencuar se Kosova ka nevojë për një diplomaci më të zhvilluar dhe një angazhim më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

‘’Kjo situatë kërkon qasje serioze dhe diplomaci te mprehtë’’ thotë ajo

Për këtë arsye, ajo sugjeron se ambasada në Uashington duhet të mbushet me diplomatë të shkathët, e të përgjegjshëm, në mënyrë që të punohet me intensitet të lartë në diplomaci.

‘’Ambasada ne Uashinngton duhet të mbushët me diplomate të shkathët, e të përgjegjshëm, në mënyre qe të punohet me intensitet të lartë në diplomaci’’ përfundoi Lama.