Shqyrtohen aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Kushtetuese, intervistimi javën tjetër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Takimi u kryesua nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu. “Në këtë takim, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, u bë vlerësimi i përmbushjes

Mars 31, 2026 - 19:00
Shqyrtohen aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Kushtetuese, intervistimi javën tjetër
shqyrtohen-aplikacionet-e-kandidateve-per-dy-gjyqtare-ne-kushtetuese,-intervistimi-javen-tjeter

shqyrtohen-aplikacionet-e-kandidateve-per-dy-gjyqtare-ne-kushtetuese,-intervistimi-javen-tjeter

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Takimi u kryesua nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

“Në këtë takim, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.

Komisioni vendosi që intervistimi me gojë i kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore, të mbahet më 7-8 prill 2026.