SHVL-UÇK i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën për gjuhën shqipe dhe kërko falje
Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se në Maqedoninë e Veriut, nuk ka ligj për gjuhën shqipe. “Lidhur me deklaraten për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë (e Veriut)…. Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje… Ti, në vend që të […]
Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se në Maqedoninë e Veriut, nuk ka ligj për gjuhën shqipe.
“Lidhur me deklaraten për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë (e Veriut)….
Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje…
Ti, në vend që të përparojsh, që gjuha jonë të shtrhet në mbarë vendin, e ngushton, asgjëson, pa pasur kompetencë institucionale, juridike…
Ky veprim shkel mbi gjakun e lirisë, të Kushtetutës, të Marrëveshjes për paqe, arritur në vitin 2001, nën emblemën e UÇK-së dhe në përkrahje të NATO-s, SHBA, BE dhe të popujve liridashës në planetin Tokë”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.