Kallas shpreson për zgjerimin e BE-së: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, pohon se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane”. Këtë koment Kallas e ka bërë në rrjetin “X”, nga ku tregon se gjatë qëndrimit në Romë ka theksuar shpresën për zgjerimin e BE-së në pesë vitet e ardhshme ‘’Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane. Siguria jonë është e pandashme. […]
![Kallas shpreson për zgjerimin e BE-së: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2024/03/Kryeministrja-e-Estonise-Kaja-Kallas.jpg)
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, pohon se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane”.
Këtë koment Kallas e ka bërë në rrjetin “X”, nga ku tregon se gjatë qëndrimit në Romë ka theksuar shpresën për zgjerimin e BE-së në pesë vitet e ardhshme
‘’Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane. Siguria jonë është e pandashme. Bashkëpunimi ynë është thelbësor. Sot në Romë, nënvizova këtë perspektivë të përbashkët të sigurisë dhe shpresën tonë për përparim të vërtetë në pesë vitet e ardhshme në zgjerimin e BE-së, bazuar në progresin me reformat”, shkruan Kallas.