Siguria në krizë – LSDM akuzon Ministrinë e Punëve të Brendshme pas vrasjes në Shtip

Një tjetër ngjarje tragjike me armë zjarri ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut. Të enjten mbrëma, në sheshin qendror “Sloboda” në Shtip, një student turk mbeti i vrarë The post Siguria në krizë – LSDM akuzon Ministrinë e Punëve të Brendshme pas vrasjes në Shtip appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 9, 2025 - 14:00
 0  3
Siguria në krizë – LSDM akuzon Ministrinë e Punëve të Brendshme pas vrasjes në Shtip

Një tjetër ngjarje tragjike me armë zjarri ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut. Të enjten mbrëma, në sheshin qendror “Sloboda” në Shtip, një student turk mbeti i vrarë pas një konflikti që eskaloi në dhunë të armatosur. Viktima ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa autori i dyshuar, Bedri Polat, u arrestua pas një ndjekjeje dramatike nga policia, përcjell Flaka. Arma e krimit u sekuestrua dhe Prokuroria ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë që dokumentojnë momentet e sulmit.

Pas kësaj ngjarjeje, LSDM ka reaguar ashpër, duke e cilësuar situatën e sigurisë në vend si “të prishur plotësisht”. Sipas partisë, vrasjet janë bërë pothuajse të përjavshme dhe ndodhin para syve të qytetarëve, në vendndodhje të frekuentuara si qendra qytetesh, lagje e lokale.

“Njerëzit kanë frikë kur dalin në kafene apo restorante. Vrasja në Shtip është vetëm e fundit në një varg ngjarjesh të rënda”, thuhet në reagimin e LSDM-së, duke shtuar se për vetëm 10 muaj në Shkup kanë ndodhur disa vrasje, përfshirë në Bit Pazar, Mavrovkë, Shuto Orizare, e madje edhe në një stacion policie.

Ata e akuzojnë drejtpërdrejt ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, për moskontroll të situatës dhe kërkojnë sqarim të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Rasti në Shtip shton edhe më shumë shqetësimin për mungesën e sigurisë publike dhe për mënyrën si po menaxhohet rendi dhe ligji në vend. Flaka Media

The post Siguria në krizë – LSDM akuzon Ministrinë e Punëve të Brendshme pas vrasjes në Shtip appeared first on Flaka, në çdo lajm... .