Siljanovska Davkova: Nevojitet ligj i ri modern për amnisti në esencën e të cilit janë të burgosurit
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova konsideron se nevojitet ligj i ri për aministri në fokusin e të cilit do të ishin njerëzit të burgosurit, sepse mendon se aktuali nuk është i vendosur sistematikisht, shkruan MIA, njofton Portalb.mk. Ajo ka konfirmuar se ka qenë e njoftuar me krimet e disa personave të dënuar të cilët janë amnistuar […]
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova konsideron se nevojitet ligj i ri për aministri në fokusin e të cilit do të ishin njerëzit të burgosurit, sepse mendon se aktuali nuk është i vendosur sistematikisht, shkruan MIA, njofton Portalb.mk.
Ajo ka konfirmuar se ka qenë e njoftuar me krimet e disa personave të dënuar të cilët janë amnistuar me rastin e festave të Vitit të Ri.
“Gjithsesi se e di. Puna është në duart e Komisionit për amnisti. Paraprakisht mbërriti propozim nga Ministria e Drejtësisë, u takova edhe me ministrin e Drejtësisë. Më janë përshkruar të gjithë rastet dhe të shpjegoj për opinionin – kur njeriu do të dëgjojë amnisti mendon se dikush tërësisht është liruar. Këto amnisti kryesisht u dedikohen për tre muaj”, tha Siljanovska Davkova në pyetjen e gazetarëve pas vizitës te pjesëtarët e Armatës në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip.
Sipas saj, një nga vërtejtjet kryesore të sistemit tonë të amnistimit ose uljes së dënimeve është periudha shumë e shkurtër, sepse, siç potencoi, e drejta e amnistisë ose mëshirës është e drejtë njjerëzore i vlerësohet socializimi ose resocializimi pasiqë të gjindet në burg. Ajo që është më e rëndësishme, thotë ajo, gjatë amnistisë është gjykata.
Lidhur me atë se nëse duhet të parashikohet periudhë më e madhe se tre muaj për amnistim, Siljanovska Davkova shtoi se këtë do të duhet ta propozojnë propozuesit e autorizuar të ligjeve, por thotë, ndoshta nevojitet që të rishqyrtohet edhe vetë politika ndëshkuese.
Nga Kabineti i presidentja dje informuan se me rastin e festave të fundvitit janë amnistuar shtatë persona prej të cilëve njëri tërësisht, ndërsa gjashtë pjesërisht. Gjashtë të dënuar janë amnistuar në kohëzjatje prej tre muajsh, ndërsa një person tre muaj dhe katër ditë, që tek ai sjell deri te lirimi i plotë nga vuajtja e dënimit me burg.
Komisioni për amnisti është pjesë e trupave të presidentes, i cili me propozim të Ministrisë së Drejtësisë vendos se kush dhe çfarë amnistie do të fitojnë të burgosurit me aktgjykime të plotfuqishme.
Të gjithë anëtarët e Komisionit të parë për amnisti që ishjte i formuar nga Siljanovska Davkova, dhanë dorëheqje nga funksioni pas kritikave në opinion për një pjesë të emrave të personave që u gjendën në listën për amnistim të cilët u publikuan me rastin e festës së 23 Tetorit. Përbërja e re e Komisionit u formua nga fundi i nëntorit, ndërsa e kryeson mr. Millka Ristova.
- LEXO: Presidentja Siljanovska Davkova fali 7 persona të dënuar
- LEXO: Komisioni i ri për falje mbajti mbledhjen e parë konstituive, shpresë që vendimet të bazohen në vlera demokratike
- LEXO: Të gjithë anëtarët e Komisionit për falje në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë dorëheqje
- LEXO: Komisioni për falje në takim te presidentja, Kanevçev thotë se nuk e dinin që Ravmanoski ishte shef i një klani kriminal