S’ka listë të zezë, KFOR thotë se nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve në të gjithë Kosovën
KFOR-i ka hedhur poshtë pretendimet për ndalimin e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës në Leposaviq, duke i cilësuar ato të pabazuara. Në një reagim, KFOR, garanton transparencë dhe angazhim për një mjedis të sigurt sipas mandatit të saj në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton klankosova.tv. ”Në përgjigje të akuzave që qarkullojnë në media se
KFOR-i ka hedhur poshtë pretendimet për ndalimin e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës në Leposaviq, duke i cilësuar ato të pabazuara.
Në një reagim, KFOR, garanton transparencë dhe angazhim për një mjedis të sigurt sipas mandatit të saj në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Në përgjigje të akuzave që qarkullojnë në media se KFOR-i ka “lista të zeza” që ndalojnë disa zyrtarë të institucioneve të Kosovës të hyjnë në Komunën e Leposaviqit, KFOR-i deklaron se këto pretendime janë të pabazuara dhe i hedh poshtë fuqimisht këto akuza.
KFOR-i u bën thirrje të gjithë aktorëve që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal.
KFOR-i nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve në të gjithë Kosovën. Gjithashtu, KFOR-i mban komunikim të rregullt me të gjithë partnerët kryesorë.
KFOR-i ruan standardet më të larta të transparencës në komunikimin e aktiviteteve të tij përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të cilat janë të disponueshme për publikun.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë”.