S’ka marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut, refuzim ofertash për ministri dhe postin e presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se i ka ofruar LDK-së ministrisë ne punëve të jashtme, tri ministri tjera dhe pozitën e zëvendëskryeministri, gjë që është refuzuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se kjo i bije që Kosova për fat të keq po shkon drejt zgjedhjeve të cilat do të […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se i ka ofruar LDK-së ministrisë ne punëve të jashtme, tri ministri tjera dhe pozitën e zëvendëskryeministri, gjë që është refuzuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se kjo i bije që Kosova për fat të keq po shkon drejt zgjedhjeve të cilat do të kushtojnë 10 milionë euro.
Sipas tij, ka më shumë dëshirë për të shkuar drejt zgjedhjeve se sa që shihet.
Në fund të marsit, Gjykata Kushtetuese u dha kohë ligjvënësve deri më 28 prill për ta zgjedhur një president të ri.
Kurti: Bisedimet me LDK-në nuk patën sukses, iu ofrova katër ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se bisedimet me Lumir Abdixhikun rezultuan të pasuksesshme. Ai tha se LDK refuzoi ofertën tonë për bashkëqeverisje.
Kurti tha se i ofruna Abdixhikut pozitën e zëvendëskryeministrin dhe katër ministri.
“Më duhet të konstantoj se bisedimet rezultuan ta pasuksesshme sepse asnjëra nga ofertat nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Fillimisht ne ofruam që LDK me bashkëqeverisje ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri tjera. Kam kërkuar që Abdixhiku të jetë zëvendëskryeministri im”, ka thënë Kurti.
20.04.2026 – 12:17
Katër ministri nuk bindin LDK-në, Abdixhiku jep detaje për ofertën e Kurtit
Pa marrëveshje për presidentin ka përfunduar takimi në mes kryeministrit Albin Kurti me kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ky i fundit tha se nuk do te takohet më me Kurtin, pasi nuk janë pajtuar dhe sipas të gjitha gjasave vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Ai tregoj edhe ofertën që ia bëri Kurti.
“Kurti më ofroi bashkëqeverisje, katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit, por postin e presidentit t’i takojë LVV-së. Ai po ashtu ofroi ndërrim të pozicioneve me kryetarin e Kuvendit”, tha ai. Sipas tij, presidenti nuk duhet t’i takojë LVV-së.
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insistonte që posti t’i takojë LVV-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i cili është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit.
Abdixhiku ka thënë se vendi duhet të jetë i përgatitur për zgjedhje të reja nëse nuk arrihet marrëveshje politike, duke theksuar se LDK që nga fillimi ka mbajtur qëndrim të qartë për mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit.
“Duhet të bëhemi gati për skenarin e zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme. Prej fillimit LDK ka qenë e qartë që presidenti s’duhet të jetë zgjatim i qeverisë. S’mund të ketë një qeveri që ka edhe presidentin e një partie, pra t’i ketë tri institucionet”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka shtuar se ka bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje, por sipas tij nuk është arritur marrëveshje.
“U përpoqa, provova, por nuk arrita fatkeqësisht. Tani i kthehemi LDK-së dhe misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda partisë”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka kritikuar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ka pasur insistim që pozita e presidentit t’i mbetet kësaj partie.
“Insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet LVV-së”, është shprehur ai./BS