S’ka punë, s’ka pagë: Zvicra nuk bën përjashtime për punonjësit e bllokuar jashtë vendit

Punonjësit në Zvicër që mbeten të bllokuar gjatë udhëtimeve dhe nuk arrijnë të kthehen në kohë në punë, zakonisht nuk kanë të drejtë për pagë për ditët e mungesës. Sipas ekspertëve të së drejtës së punës, vlen parimi i qartë: “Pa punë, nuk ka pagë”, raporton 20minuten, transmeton albinfo Raste të tilla kanë ndodhur së fundmi

Mars 16, 2026 - 15:00
 0
S’ka punë, s’ka pagë: Zvicra nuk bën përjashtime për punonjësit e bllokuar jashtë vendit
s’ka-pune,-s’ka-page:-zvicra-nuk-ben-perjashtime-per-punonjesit-e-bllokuar-jashte-vendit

s’ka-pune,-s’ka-page:-zvicra-nuk-ben-perjashtime-per-punonjesit-e-bllokuar-jashte-vendit

Punonjësit në Zvicër që mbeten të bllokuar gjatë udhëtimeve dhe nuk arrijnë të kthehen në kohë në punë, zakonisht nuk kanë të drejtë për pagë për ditët e mungesës.

Sipas ekspertëve të së drejtës së punës, vlen parimi i qartë: “Pa punë, nuk ka pagë”, raporton 20minuten, transmeton albinfo

Raste të tilla kanë ndodhur së fundmi edhe me disa zviceranë që mbetën të bllokuar jashtë vendit për shkak të krizave ndërkombëtare dhe anulimit të fluturimeve. Edhe pse ata nuk janë fajtorë për situatën, ligji zakonisht nuk i detyron punëdhënësit të paguajnë për ditët kur punonjësi nuk mund të paraqitet në vendin e punës.

Ekspertët thonë se në këto raste punonjësit mund të kërkojnë të përdorin ditët e pushimit vjetor, ose të marrin ditë të papaguara. Në disa raste punëdhënësit mund të tregojnë mirëkuptim dhe të paguajnë gjithsesi për mungesën, por kjo mbetet një vendim vullnetar dhe jo detyrim ligjor.

Në praktikë, shumë kompani përpiqen të gjejnë zgjidhje fleksibile me punonjësit, por sipas Ligjit të punës në Zvicër përgjegjësia për të qenë në kohë në punë zakonisht i takon vetë punonjësit.