Sot do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup

Në një pjesë të qendrës së Shkupit sot do të ketë rrugë të mbyllura dhe regjim të veçantë të komunikacionit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Përveç qendrës së qytetit, për qarkullim do të jenë të mbyllura edhe disa rrugë në komunat Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë, transmeton Portalb.mk. Shkak për mbylljen e rrugëve […]

Jan 19, 2025 - 14:00
 0  4
Sot do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup
Vetura, automjete, komunikacion, kaos, rruge, semafor, rremuje, shkup, analiza ekonomike, qytet

Në një pjesë të qendrës së Shkupit sot do të ketë rrugë të mbyllura dhe regjim të veçantë të komunikacionit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Përveç qendrës së qytetit, për qarkullim do të jenë të mbyllura edhe disa rrugë në komunat Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë, transmeton Portalb.mk.

Shkak për mbylljen e rrugëve është kremtimi i festës fetare të Epifanisë-Ujit të Bekuar.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup njoftoi se në qendër të qytetit do të mbyllet për qarkullim rruga “Filipi i Dytë I Maqedonisë” në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Goce Dellçev” deri në kryqëzimin me rrugën “11 Tetori”, në të dy drejtimet.

Në komunën e Kisella Vodës do të mbyllen për qarkullim rrugët “14 Dhjetori” dhe një pjesë e rrugës “Hristo Tatarçev” deri te salla “Rasadnik”.

Në komunën e Gjorçe Petrov do të mbyllet për trafikun rruga nga kisha “Shën Petar dhe Pavle”, bulevardi “Partizanski Odredi” deri te rruga “Gjorçe Petrov”, pastaj rruga “Gjorçe Petrov” deri te rruga “Vasil Çakalarov”.

Për qarkullim do të mbyllet edhe rruga nga kisha “Shën Panteleimoni”, rruga “Kozle”, pjesë e rrugës “Vasil Çakalarov” deri te ura hekurudhore në lumin Vardar.