Nesër do të fillojë gjysmëvjetori i dytë shkollor në RMV
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se, nesër më 20 janar fillon gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Sipas kalendarëve të punës, viti shkollor në shkollat fillore dhe të mesme përfundon më 10 qershor, përveç maturantëve, për të cilët mësimi i rregullt përfundon më 16 maj 2025, transmeton Portalb.mk. Ministrja […]
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se, nesër më 20 janar fillon gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Sipas kalendarëve të punës, viti shkollor në shkollat fillore dhe të mesme përfundon më 10 qershor, përveç maturantëve, për të cilët mësimi i rregullt përfundon më 16 maj 2025, transmeton Portalb.mk.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, me rastin e fillimit të pjesës së dytë të vitit shkollor, në njoftimin e sotëm u ka uruar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve përvetësim të suksesshëm të sfidave të reja, duke theksuar se të gjithë duhet të kontribuojnë në ndërtimin e shkollave miqësore dhe të sigurta, në të cilat ekziston një kulturë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.
Këto, ka theksuar ministrja Janevsa, janë parakushte të rëndësishme për arritjen e njohurive, aftësive dhe kompetencave cilësore, të cilat i formojnë qytetarët si qytetarë përgjegjës dhe liderë të ardhshëm të një shoqërie inkluzive, të drejtë dhe prosperuese.