Spiropali takohet me ish-Presidentin Alfred Moisiu: Do të bëjmë realitet kërkesën për ngritjen e muzeut “Aleksandër Moisiu” në Kavajë
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme në qytetin e Kavajës me ish-Presidentin Alfred Moisiu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se do të behet realitet kërkesa e ish-kreut të shtetit për ngritjen e një muzeu në Kavajë. “Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin […]

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme në qytetin e Kavajës me ish-Presidentin Alfred Moisiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se do të behet realitet kërkesa e ish-kreut të shtetit për ngritjen e një muzeu në Kavajë.
“Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë.
Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij”, shkruan Spiropali.