Pas Unikkatilit, radhën e ka Crazy Girl! Rama përshëndet Bashën me “Jepi gaz”

Replikat virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha vijojnë, madje me ritëm të përshpejtuar. Në komunikimin e tyre plot nënkuptime, tanimë kanë “futur” edhe kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Por jo vetëm kaq, kreu i qeverisë e përshëndet opozitarin me këngën “Jepi gaz” […]

Mars 22, 2025 - 21:00
 0  5
Pas Unikkatilit, radhën e ka Crazy Girl! Rama përshëndet Bashën me “Jepi gaz”

Replikat virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha vijojnë, madje me ritëm të përshpejtuar. Në komunikimin e tyre plot nënkuptime, tanimë kanë “futur” edhe kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.

Por jo vetëm kaq, kreu i qeverisë e përshëndet opozitarin me këngën “Jepi gaz” të Crazy girl. Pritet të shohim a do i ndryshojë shijet muzikore Basha apo do i qëndrojë “besnik” Unikkatilit.

Më poshtë, “dialogu” mes tyre i montuar nga vetë Rama:

Lulzim Basha: O Rame çfarë frikacaku je mor burrë! Ke vënë doktorin me më sulmu mu, ah ça je ça je ë!! U mërzit doktori, se i sulmova partnerin ë…

Edi Rama: E niu Lul e niu, e ndjeu bufi plak atë që ndjeva unë kur u futa te lista e mbyllur. Sa e pashë që uz gjodhe, pu pu pu ça stresi, ik thashë, mbyll listat, ul çepenin se të shkatërroi prapë Lul tsunami. Siç më shkatërrove në 2015-ën, 2017-ën, 19-ën, 21-in. Eh ça më ke bërë, ça më ke bërë! Po që më ka marrë malli të ma këndosh hymnin atje poshtë.

Lulzim Basha: Po dil vetë në fushë mor burrë, doktori 81 vjeç!

Edi Rama: Unë të dal në fushë?! Mos mor burrë! Tani që dole ti me Pëllumb Seferin, le të merret bufi me ty tani, por kam frikë se është vonë, u ngrit era euroatlantike dhe po shkunden puplat te këneta.

Lulzim Basha: Dil vetë në fushë, thuj doktorit merrem unë me Bashën, siç jeni marrë më përpara me mu!

Edi Rama: Ehh, vallaj këtu s’di ça të them tani se më keni bërë si dashnore kolektive kur thoshte Bert çamçakizi, e mban mend apo jo te ai filmi “Horizonte të hapura”? Iu myti xhelozia, iu myti, ti thuaj jam i doktor bufit, bufi thotë jam i Bravës. Nuk e di ore! Po ai Gaz ballokumja i kujt është mor Lul pash Zotin?! Se më pate çmen, e man men apo jo? Gazi është i imi, s’ka si Gazi im, s’ka si Gazi im! Eh mor artist, artist kur do të kuptojë këneta ty! Po ti mos ma ndaj mendjen e lehtë, edhe ec aty, jepi gaz! Të përshnes! Mos harro, 5! Numrin 5!