Strugë, sfidat e fëmijëve me nevoja të veçanta, mungojnë asistentë personal
Shkolla e Mesme në Strugë po përballet me sfidat më të mëdha për nxënësit me nevoja të veçanta pasi mungesa e asistentëve personal u pamundëson vazhdimin e arsimin pas përfundimit The post Strugë, sfidat e fëmijëve me nevoja të veçanta, mungojnë asistentë personal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Shkolla e Mesme në Strugë po përballet me sfidat më të mëdha për nxënësit me nevoja të veçanta pasi mungesa e asistentëve personal u pamundëson vazhdimin e arsimin pas përfundimit të shkollës fillore.
Sipas drejtorëve të shkollave dhe profesionistëve të fushës, shumë nxënës me aftësi të kufizuara nuk kanë mundësi të ndjekin mësimet e nivelit të mesëm
“Një nxënëse vitin e kaluar u regjistrua dhe bëra përpjekjet e mundshme për asistent. Nuk arrita të siguroj asistent, edhe pse në hapin e fundit bëra përpjekje me Këshillin Drejtues që prej mjeteve të shkollës të paguajmë, për të mundësuar prindi nje asistent, por institucionet u treguan shumë shkurt në këtë drejtim”, u shpreh drejtoresha e ShMK“Dr. Ibrahim Temo”, Besime Jonuzi.
Për shumë nxënës që kanë nevoja fizike, mungesa e kushteve të nevojshme, si lifte apo klasa të përshtatshme, e bën të pamundur vijimin e arsimit.
“Vitin e kaluar bëmë një trajnim për kategori nxënësish, por nxënësja nuk vazhdoi pasi prindi u tërhoq. Ky vit pati përsëri një rast, por nuk kishim mundësi t’i sigurojmë asistencën. Gjithashtu, kam një kërkesë për vitin e ardhshëm nga prindi i cili është me aftësi të kufizuara. Menjëherë kemi marrë hapa dhe kemi bërë një projekt për të paisur shkollën me dy lifte”, theksoi Jonuzi.
Psikologija e shkolles theksoi se, ndonëse ligji ende nuk përfshin plotësisht këtë kategori, shkolla ka bërë përpjekje për t’i përfshirë nxënësit me nevoja speciale.
“Inkluzioni na shqetëson të gjithëve. Edhe pse ligji ende nuk përfshin këtë kategori, ka pasur kërkesa nga nxënës të tillë, dhe ne jemi përpjekur sa kemi mundur t’i përfshijmë këta nxënës. Vitin e kaluar patëm një nxënës, por pasi nuk arriti të sigurojë asistentin, ai u tërhoq”, u shpreh psikologja e shkollës Arta Poshka Qoku.
Përfundimisht, edukimi për nxënësit me nevoja të veçanta mbetet një sfidë e vazhdueshme, e cila kërkon angazhim të përbashkët nga shkollat, autoritetet dhe shoqëria për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit.
The post Strugë, sfidat e fëmijëve me nevoja të veçanta, mungojnë asistentë personal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .