Studentët e Maqedonisë së Veriut prej sot e deri më 15 nëntor do të mund të aplikojnë për bursa te Fondacioni “Albiz”
Fondacioni “Albiz” në Maqedoninë e Veriut do të pranon aplikime nga studentët e Maqedonisë së Veriut që ndjekin mësimet në universitetet shtetërore në RMV, Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, transmeton Portalb.mk. “Të jenë studentë të vitit të II, III, IV, V dhe VI; të jenë studentë të rregullt; të mos kenë […]
Fondacioni “Albiz” në Maqedoninë e Veriut do të pranon aplikime nga studentët e Maqedonisë së Veriut që ndjekin mësimet në universitetet shtetërore në RMV, Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, transmeton Portalb.mk.
“Të jenë studentë të vitit të II, III, IV, V dhe VI; të jenë studentë të rregullt; të mos kenë përsëritur vit gjatë studimit; të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër dh të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, janë disa nga kushtet që duhet të plotësojnë studentët që aplikojnë.
Në këtë Konkurs do të ndahen 175 bursa për studentët në vitin akademik 2024/25, ndërsa studentët do të kenë mundësi të aplikojnë prej 14 tetorit e deri më 15 nëntor.
“Vlera e bursës për vitin akademik 2024/2025 do të jetë 5.000,00 denarë. Pagesa e bursave do të realizohet në këste, përgjatë vitit akademik 2024/2025, përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik”, sqaroi Fondacioni.