U zgjodh drejtoresha e re në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë në Maqedoninë e Veriut
Prokurorja Irina Trajkoska Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir është drejtoresha e re e Akademisë për Gjykatëa dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”, raporton MIA. Me më së shumti, përkatësisht gjashtë vota “për”, Këshilli Drejtues i Akademisë sot ka marrë vendim që mandatin katërvjeçar t’ia besojë Trajkoska Strezoskit. Një votë më pak, gjegjësisht pesë vota […]
Prokurorja Irina Trajkoska Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir është drejtoresha e re e Akademisë për Gjykatëa dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”, raporton MIA. Me më së shumti, përkatësisht gjashtë vota “për”, Këshilli Drejtues i Akademisë sot ka marrë vendim që mandatin katërvjeçar t’ia besojë Trajkoska Strezoskit.
Një votë më pak, gjegjësisht pesë vota gjatë zgjedhjes së sotme ka marrë gjykatësi Nenad Saveski nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ndërsa me tri vota ka qenë zëvendësdrejtori i Akademisë, Ilir Iseni.
Gjykatësja Olja Ristova nga Gjykata Penale dhe gjykatësi Andrej Dimovski nga Gjykata Civile nuk kanë fituar asnjë votë. Ndërkaq, gjykatësja Edita Naskovska nga Gjykata Administrative ka marrë dy vota, ndërsa prokurorja Spasenka Andonova nga Prokuroria Themelore Publike Shkup një votë.
Paraprakisht në seancë një pjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues theksuan se të gjithë kandidatët e paraqitur i kanë plotësuar kushtet për zgjedhje.
Ndryshe, Këshilli Gjyqësor në muajin korrik ka hedhur poshtë nismën e Antikorrupsionit për përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesve të Akademisë për gjyqtar dhe prokuror publik. Si arsye për rrëzimin e nismës është përmendur se nuk është paraqitur në kohë, pra në afat prej 15 ditësh. Nga KShPK thonë se ky afat nuk është i detyrueshëm, pasi nuk ka asnjë dispozitë që parasheh pasoja të mosveprimit pas këtij afati.
Kujtojmë se në prill të këtij viti Gjykata Administrative pranoi një padi nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik “Pavell Shatev” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, me të cilin KShPK konfirmon se Akademia i ka shkelur ligjet me atë që nuk e ka ndërprerë procesin e selektimit të kandidatëve. Gjykata e shfuqizoi vendimin e KSHPK-së dhe ia ktheu lëndën organit të paditur për rivendim.
- LEXO: RMV, dështoi zgjedhja e drejtorit të ri te Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik
- LEXO: RMV, Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë nismën e Antikorrupsionit për drejtuesit e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë
- LEXO: RMV, Antikorrupsioni nisi iniciativë për përcaktimin e përgjegjësisë për drejtuesit e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokuror
- LEXO: RMV, Gjykata Administrative vendosi në favor të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik