Sulm me armë në një shkollë në Turqi, 16 të plagosur! Autori 19-vjeçar vret veten
Një sulm me armë zjarri u regjistrua mëngjesin e sotëm në Sanliurfa, në jug të Turqisë, ku një person i armatosur hyri në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike Ahmet Koyuncu në zonën e Siverek dhe hapi zjarr. Si pasojë e këtyre sulmeve 16 persona mbetën të plagosur, ndërsa autori vetëm 19-vjeç pas këtij akti vrau veten pavarësisht thirrjeve të […]
Një sulm me armë zjarri u regjistrua mëngjesin e sotëm në Sanliurfa, në jug të Turqisë, ku një person i armatosur hyri në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike Ahmet Koyuncu në zonën e Siverek dhe hapi zjarr.
Si pasojë e këtyre sulmeve 16 persona mbetën të plagosur, ndërsa autori vetëm 19-vjeç pas këtij akti vrau veten pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar.
Një dëshmitar që pa ngjarjen tha për autoritetet se autori Omer Ket filloi të gjuante me pushkë që kur hyri në shkollë.
“Fillimisht qëlloi majtas e djathtas, pastaj hyri në shkollë. Pastaj vrapoi brenda në shkollë. Brenda, qëlloi drejtpërdrejt mbi këdo që hasi. Pastaj nxënësit bërtitën dhe të gjithë ikën me vrap”, tha dëshmitari.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet kur i riu hyn i qetë në shkollë dhe më pas fillon të gjuaj ndaj nxënëve dhe mësuesve që ndodhen në korridor.
Të tmerruar disa nxënës ikin me vrap, teksa disa të tjerë futen në klasë për t’u mbrojtur nga të shtënat.