Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Pas sulmeve të fundit në disa shkolla të Turqisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka propozuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët e moshs nën 15 vjeç. Ai tha se kjo gjë po diskutohet në Parlamentin e Turqisë dhe sipas tij, do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm, raporton Anadoly. “Unë besoj


Pas sulmeve të fundit në disa shkolla të Turqisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka propozuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët e moshs nën 15 vjeç.
Ai tha se kjo gjë po diskutohet në Parlamentin e Turqisë dhe sipas tij, do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm, raporton Anadoly.
“Unë besoj se amendamenti që kufizon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, i cili aktualisht po diskutohet në Parlamentin tonë, do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm”.
“Në periudhën e ardhshme, ne do të prezantojmë detyrime për verifikimin e identitetit dhe ndarjen e informacionit në platformat e rrjeteve sociale”, tha ai.
