Bisedimet kanë nisur, Tare po e transferon yllin 40 milionësh me parametra zero
Tare ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës. Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit por edhe për verën e ardhshme. Pas suksesit me Luka Modric, Milan synon transferimin e një tjetër ylli të madh me parametra zero. Sipas Calciomercato, Rosonerët kanë nisur kontaktet me sulmuesin portugez, Bernardo Silva. Calciomercato shkruan se […]


Tare ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit por edhe për verën e ardhshme.
Pas suksesit me Luka Modric, Milan synon transferimin e një tjetër ylli të madh me parametra zero.
Sipas Calciomercato, Rosonerët kanë nisur kontaktet me sulmuesin portugez, Bernardo Silva.
Calciomercato shkruan se agjenti i sulmuesit të Cityt, Jorge Mendes, ka folur me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili ka kërkuar informacion mbi të ardhmen e lojtarit dhe mundësinë e një transferimi në Itali.
Tare ëndërron një tjetër goditje me parametër zero, në stilin Modric. Kontrata e Silvas me Cityn, ku ai luan prej disa vitesh, skadon më 30 qershor.
Silva ka luajtur 400 ndeshje me fanellën e Cityt, ka fituar 18 trofe, ka realizuar 70 gola dhe do të ishte një super përforcim për Milanin.
