Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare: Terrorist i dyshuar për sulmin në Banjskë, koha e tolerancës ka përfunduar

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se në Merdare është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje. Lidhur me këtë rast ka reaguar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ky i fundit ka bërë të ditur se i arrestuar është

Prill 17, 2026 - 22:30
Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare: Terrorist i dyshuar për sulmin në Banjskë, koha e tolerancës ka përfunduar
svecla-e-publikon-emrin-e-serbit-te-arrestuar-ne-merdare:-terrorist-i-dyshuar-per-sulmin-ne-banjske,-koha-e-tolerances-ka-perfunduar

svecla-e-publikon-emrin-e-serbit-te-arrestuar-ne-merdare:-terrorist-i-dyshuar-per-sulmin-ne-banjske,-koha-e-tolerances-ka-perfunduar

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se në Merdare është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lidhur me këtë rast ka reaguar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ky i fundit ka bërë të ditur se i arrestuar është Stefan Raduloviq.

Postimi:

Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.

Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri.