Sveçla: Hapen për qarkullim pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin e Serbisë.   Ministri Sveçla ka theksuar se kanë marrë vendim për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak, të cilët u mbyllën dje. “Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë […]

shtator 7, 2024 - 20:00
 0  6
Sveçla: Hapen për qarkullim pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak
svecla:-hapen-per-qarkullim-pikat-kufitare-ne-merdare-dhe-bernjak

svecla:-hapen-per-qarkullim-pikat-kufitare-ne-merdare-dhe-bernjak

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin e Serbisë.

 

Ministri Sveçla ka theksuar se kanë marrë vendim për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak, të cilët u mbyllën dje.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kosova dje mbylli Merdarën e Bërnjakun për shkak se këta persona të maskuar ia bllokuan lëvizjen vetëm shqiptarëve, qofshin edhe ata të diasporës, ndërsa serbët i lanë të kalonin.