Tahiri: Kurti po merret me të kaluarën, do të pendohet, s’mund ta ndërrojë historinë

Ish kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Albin Kurti nuk po merret me ardhmërinë. ‘’Nuk po merret me ardhmërinë, po merret me të kaluarën dhe fatkeqësia që ai merret me të kaluarën është se ai s’ka bërë asgjë, as për çlirim as për pavarësi’’. ‘’Duke marrë në gojë çlirimtarët

Jan 19, 2025 - 01:00
 0  3
Tahiri: Kurti po merret me të kaluarën, do të pendohet, s’mund ta ndërrojë historinë
tahiri:-kurti-po-merret-me-te-kaluaren,-do-te-pendohet,-s’mund-ta-nderroje-historine

tahiri:-kurti-po-merret-me-te-kaluaren,-do-te-pendohet,-s’mund-ta-nderroje-historine

Ish kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Albin Kurti nuk po merret me ardhmërinë.

‘’Nuk po merret me ardhmërinë, po merret me të kaluarën dhe fatkeqësia që ai merret me të kaluarën është se ai s’ka bërë asgjë, as për çlirim as për pavarësi’’.

‘’Duke marrë në gojë çlirimtarët apo edhe liderët e rrugës paqësore tregon një pandershmëri brenda kombëtare. Ai po bënë çmos vetëm si një Don Ki Shot me i ndyshu narrativat e historisë së çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, por s’mund ta bëjë. Ai do të vjen koha kur do të pendohet se po e poshtëron vetën sepse nuk është gjithçka as vota as pushteti’’.

‘’Ky{Kurti} kur ti vjen momenti do të shoh së ka provu të zhbëjë diçka që s’mundet, që s’ka forcë, as takat e as dijeni me i zhbë gjërat apo me i ndryshu narrativat. Ky vetëm po e turpëron vetën, nuk më duket se do të pendohet se mendoj që e ka një mendje shumë të kufizuar. Nuk ka as diapazon as vizion…me marr postin e kryeministrit me 50% votash edhe me pru punën që dy herë me na sulmu armiku; edhe në Banjskë edhe në Ibër Lepenc… se ndëgjova as në fushatë me ju thanë votuesve të vet, ju kërkoj falje, i bëra dy gabime por nuk i bëjë më. Ky poshtëroi Kosovën’’, ka thënë Tahiri në emisionin ”Debat Plus” në RTV Dukagjini.