Tahiri thotë se Kurti e di për përgjimet : Pa izën e tij nuk merret asnjë hap

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri n ngriti pyetje se pse është fshehur një marrëveshje e partisë në pushtet me Listën Serbe. Duke iu referuar bisedave të publikuara të shefes së Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila me Milan Radojiçiq tha se nuk ka mundësi që kryetari i partisë në këtë rast

tetor 11, 2024 - 03:00
 0  7
Tahiri thotë se Kurti e di për përgjimet : Pa izën e tij nuk merret asnjë hap
tahiri-thote-se-kurti-e-di-per-pergjimet-:-pa-izen-e-tij-nuk-merret-asnje-hap

tahiri-thote-se-kurti-e-di-per-pergjimet-:-pa-izen-e-tij-nuk-merret-asnje-hap

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri n ngriti pyetje se pse është fshehur një marrëveshje e partisë në pushtet me Listën Serbe.

Duke iu referuar bisedave të publikuara të shefes së Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila me Milan Radojiçiq tha se nuk ka mundësi që kryetari i partisë në këtë rast kryeministri Kurti të mos jetë në dijeni për këto biseda.

“Pa izën e Kurtit , e pa izën e partisë politike aty një hap nuk merret. A mendoni që Kusari Lila e udhëheq grupin parlamentarë të VV-së?  Jo bre është me koordinatë me instruksion me të gjitha elementet që ndërlidhen sepse të gjitha partitë funksionojnë kështu. Nuk mundesh me pas një diskutim të tillë pa e pas mbështetjen pa e vu në dijeni dhe pa e marrë aminin prej shefit tënd në këtë rast Albin Kurtit”, tha Tahiri ne rtv21.