Talat Xhaferi zgjidhet shef i shtabit politik në BDI-në e Gostivarit

Sonte në Gostivar, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar në një tubim partiak, ka zgjedhur shefin e shtabit politik pranë kësaj partie në këtë qytet, raporton The post Talat Xhaferi zgjidhet shef i shtabit politik në BDI-në e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 26, 2025 - 02:00
 0  4
Talat Xhaferi zgjidhet shef i shtabit politik në BDI-në e Gostivarit

Sonte në Gostivar, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar në një tubim partiak, ka zgjedhur shefin e shtabit politik pranë kësaj partie në këtë qytet, raporton Gostivari Sot

Në këtë eveniment ku i pranishëm ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për shef shtabi politik të degës së kësaj partie në Gostivar, u zgjodh ish kryeministri dhe deputeti aktual, Talat Xhaferi.

Ahmeti nga Gostivari: Jo qeveri me vazalë, sepse krijohet paqëndrueshmëri politike!

”Nuk kanë lënë mjet e propagandë pa lëvizur në drejtim të mposhtjes, në drejtim të rrënies së moralit në Bashkimin Demokratik për Integrim. Por pa sukses, pa sukses sepse rrënjët e këtij organizimi përveç se janë të lashta, janë të vaditura me gjakun e të gjithë bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve në këto hapësira dhe më gjërë”, tha mes të tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin e mbajtur në Gostivar. 

Sipas Ahmetit, përderisa ka organizim etnik në këtë shtet dhe kur akoma nuk kemi arritur në nivelin e organizimit politik mbi baza ideore, të mos bëjnë pëprjekje që me vazalë të mbajnë pushtet, sepse, krijohet paqëndrueshmëri dhe marrëdhënie ndëretnike acarohen. Gostivari Sot

The post Talat Xhaferi zgjidhet shef i shtabit politik në BDI-në e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .