Taravari: BDI pasi shkoi në opozitë e kuptoi se duhet të reformohet

Për shtatë-tetë muaj në Qeveri për Gostivarin kemi siguruar 10 milionë euro. Kështu tha sonte kryetari i ASH-së, Arben Taravari nga një takim me FRASH në këtë qytet. “Valboni ka The post Taravari: BDI pasi shkoi në opozitë e kuptoi se duhet të reformohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 15, 2025 - 16:00
 0  8
Taravari: BDI pasi shkoi në opozitë e kuptoi se duhet të reformohet

Për shtatë-tetë muaj në Qeveri për Gostivarin kemi siguruar 10 milionë euro. Kështu tha sonte kryetari i ASH-së, Arben Taravari nga një takim me FRASH në këtë qytet. “Valboni ka përgatitur mbi 50 projekte rë cilët duhet të realizohen në dy vitet e ardhshme. Prandaj ne duhet fuqimisht ta përkrahim Valbonin që të mundet me sukses ti realizojë këto projekte”, deklaroi Taravari. Ndryshe, Komuna e Gostivarit në dy thirrjet qeveritare ka aplikuar me 53 projekte, 13 i fitoi në thirrjen e parë, kurse në të dytën e cila u hap këtë javë, ka aplikuar me 40 projekte, kështu deklaroi nga tubimi me FRASH-in në Gostivar, Arben Taravari.

“Nëse nuk do e bënim ne ndryshimin, sot BDI sërish do të ishte pushtet dhe do të kishim një opozitë shqiptare me 5, 6 apo 7 deputetë dhe shpres te shqiptarët do të ishte diçka e paimagjinueshme. Kështu tha sonte nga Gostivari kreu i ASH-së, Arben Taravari gjatë një takimi me FRASH. Ai tha se Ali Ahmeti ka afruar dhe pastaj ka shkrirë shumë parti politike shqiptare. Shtoi se edhe disa ish bashkëpatiak e kanë cilësuar Ahmetin si njeri shumë i mençur, ndërsa të njejti tha se janë shkrirë sot në BDI. “Ne arritëm atëherë së bashku që ti bashkangjitemi bllokut opozitarë që atëherë quheshin LEN, dhe arritëm ta bënim rezultatin 107 mijë vota. Dikush thotë se nuk e keni fituar BDI, por unë e them vetëm një gjë: vetëm një parti nga atje ku ishin 9 dhe ne ishim 4, pra TDP të ishte me ne, ne do të ishim me siguri me 5-6 mijë vota para atyre. Nuk na duheshin të tjerët, le ti mbanin romët, boshkanjët, Menduhin, Zejdin, Arjanitin. Aliu këtë taktikë e ka afro e shkri. Kështu ka vepruar me të gjitha partitë. Ne e kishim fatin që ta sjellim ndryshimin pasi ka shumë parti nga viti 2001 që janë krijuar dhe pastaj janë shkrirë, kryesisht në BDI. Ishte PPD, PDSH, DR…, plotë parti janë krijuar dhe janë shkrirë. Si i shkriu Aliu? Duke i afruar, në mbrëmje duke i mbajtur në Zajaz e ditën më Reçicë dhe duke i bindur si disa ish bashkpartiak tanët të cilët filluan të thonë se Aliu është shumë i mençur. Unë them se Maqedonia ka pasur dy nobelistë shqiptarë dhe nuk e kemi hallin ne të varemi prej Ali Ahmetit. Po ja Ali thotë se nga nesër e lë këtë punë, çfarë do duhet të bëjmë ne shqiptarët, ti marrim valixhet dhe të ikim?! Jo!”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Taravari paralajmëroi se të gjitha aferat korruptive që lidhen me BDI-në dhe kryetarin e saj, Ali Ahmeti do të zbardhen.

“Aliu ishte me shokët e tij i kriminalizuar tej mase pasi për 22 vite kishte shumë afera. Afera e Telekomit duhet të zbardhet, Artani që fliste me trurin e Aliut është afër këtu dhe është mirë siç thotë Aliu që ka komunikim, por do të kthehet. Soravia është 18 milionë euro. Ka edhe plotë biznese të tjera dhe pasuri të krijuat nga njerëz që para 20 vitesh kanë pasur problem me bukën, tash janë milionera. Prej nga u bënë milionera ata?! Duhet ti pastrojmë këta punë dhe patjetër që do pastrohen dhe do vazhdojmë të luftojmë korrupsionin”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Taravari tha se BDI pasi shkoi në opozitë e kuptoi se duhet të reformohet. Reformimin nuk e merrnin seriozisht kur ua thonim ne, por ndryshimi që e sollëm te shqiptarët, i detyroi ta bëjnë këtë gjë, tha Taravari duke komentuar vetingun e paralajmëruan nga BDI.

“Mirë është që ndodhi ndryshimi, pasi e shihni se ne kur thonim se BDI duhet të reformohet, ata nuk e pranonin. Tash e shoh se këto dy-tre ditë thonë se kanë nisur veting dhe refroma në BDI dhe ndryshime”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Taravari tha se tash kur BDI është në opozitë e ka kuptuar se duhen reforma. “Pasi ne i fituam, doli se duheshka reforma atje, e kuptuan pasi shkuan në opozitë” deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

“Në 2017 kur është thyer boshti kurrizore i BDI-së në Gostivar, merita ka qenë e Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor të ASH-së. Kështu tha sonte nga Gostivari kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

“Këta njerëz, të rinjtë e deshën ndryshimin dhe dëshironin ta sjellin ndryshimin në Gostivari cili ishte i zaptuar, shtoi më tej Taravari. “Në vitin 2013 kishim zgjedhjet lokale dhe fitorja u vodh në Gostivar, u vodh prej kësaj partie shqiptare që tash është në opozitë. Ata i përdorën të gjitha partitë maqedonase, VMRO dhe LSDM, vetëm për ta mposhtur një njeri që ishte simbol, profesori Rufi Osmani. Fryma e Rufi Osmanit dhe një nga politikanët model të Maqedonisë moderen te shqiptarët, ende është këtu, është në këtë rreth njerëzish. Në 2017 borxhi duhej kthyer, duhej kthyer qyteti. Në të gjitha takimet e asaj kohe me FRASH unë kam potencuar se janë 3 arsye pse unë i kam hyrë politikës. E para ishte që qytetarit t’ia kthejmë Gostivarin, dhe ne në 2017 ia kthyem qytetarit Gostivarin, fituam dhe disa i pensionuam. Në vitin 2021 kjo fitore u konfirmua me një diferencë prej 5700 votash, për 16 vota nuk kaluam që në raundin e parë. Disa aktivistë nga BDI që sot janë bashkangjitur me ne, më tregojnë se ne paskemi fituar edhe atëherë por paskan bërë bisa lojra dhe kanë pamundësuar që mos kalojmë për aq vota që në raundin e parë. Ne duhet të jemi krenar pasi në vitin 2021 e sollëm ndryshimin”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Taravari sonte e konfirmoi atë që e kishte thënë gjatë ditës se kandidat i VLEN në zgjedhjet lokale në Gostivar do të jetë u.d. kryetar komune aktualisht, Valbon Limani.

“Një gazetar sot në Shkup më pyeti në një ngjarje ku promovonte një pikë të re në pediatri se kush është kandidat për në Gostivar? Unë u përgjigja se kryetari aktual, u.d. Valbon Limani është duke gëzuar një autoritet të jashtëzakonshëm në Gostivar, dhe dy anketat që i bëj, ka mbështetje të madhe dhe me probabilitet të madh ai duhe të jetë kandidati dhe kryetari i ardhshëm i Gostivarit. I shoh reagimet për këtë dhe ato janë shumë pozitive. Nëse arsyeja e parë pse hyra në politikë ishte kthimi i Gostivarit te qytetarët, e dyta ishte që të lëmë njerëz pas nesh sikurse Valboni, Omeri, Bleranti dhe plotë djem e vajzat të reja për të cilët ia vlen të sakrifikohet. Ky është momenti i fundit që unë do të jem në politikë, kur do ta shoh se qyteti drejtohet prej njerëzve të rinj. Në kryesi të partisë kemi gjithnjë e më shumë të rinj sikurse sekretari organizativ, i përgjithshëm e për poltika të jashtme, nënkryetar. Ngadalë këta njerëz duhet ta marrin partin dhe ta udhëheqin atë. Mendoj se u japim mjaft hapësirë të rinjve sepse mendoj se gjeneratat e ardhshme do të jenë shumë më të suksesshëm se ne. Çdo herë një profesor, politikan, mësues është më i suksesshëm nëse nxënësi, pasardhësi i tij do jetë edhe më i mirë”, shtoi më tej Taravari.

Taravri tha se në zgjedhjet lokale të sivjetme me Valbon Limanin fitorja që në raundin e parë që nuk ishte arritur në 2021, do të arrihet.

The post Taravari: BDI pasi shkoi në opozitë e kuptoi se duhet të reformohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .