Taravari: Dhuna mbi gratë e familjen është rrezikim i të drejtave dhe lirive njerëzore
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një video mesazh drejtuar publikut në Maqedoninë e Veriut të organizuar nga ambasada e Britanisë, ka përçuar mesazhe mbështetëse kundrejt viktimave të dhunës në The post Taravari: Dhuna mbi gratë e familjen është rrezikim i të drejtave dhe lirive njerëzore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një video mesazh drejtuar publikut në Maqedoninë e Veriut të organizuar nga ambasada e Britanisë, ka përçuar mesazhe mbështetëse kundrejt viktimave të dhunës në familjes.
“Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje është rrezikim serioz të të drejtave dhe lirive të njeriut. Punëtorët shëndetësorë luajnë rol të rëndësishëm në sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna që i përfshin si pjesë esenciale e protokollit për bashkëpunim të ndërsjellë dhe veprim në rast dhune”, ka thënë Taravari në videomesazh.
Taravari mes tjerash ka theksuar se punëtorët shëndetësore janë të parët që janë në kontakt me viktimat dhe për këtë po trajnohen në mënyrë që të jenë të përgatitur për t’i trajtuar viktimat në formën e duhur.
“Punëtorët shëndetësorë përfshirë mjekët amë, të cilët janë pika e parë e kontaktit me viktimat dhe kanë një rol krucial në zbulimin e hershëm të dhunës. Falë mbështetjes së Ambasadës Britanike dhe UNFPA-së, tani më po realizohen trajnime për punëtorët shëndetësor për sensibilizimin dhe njohje e të gjitha llojeve të dhunës përfshirë edhe dhunën psikologjike”, ka thënë Taravari.
The post Taravari: Dhuna mbi gratë e familjen është rrezikim i të drejtave dhe lirive njerëzore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .