Zhvillimet në VLEN, dominojnë komentet në favor të Taravarit: Po mbron aktivistin e ASH-së!
Në kuadrin e rubrikës 1 opinion nga ty që Flaka zhvillon në Facebook-un zyrtar pyetja rradhës drejtuar opinionit për të komentuar ka qenë rreth zhvillimeve në koalicionin VLEN. “VLEN me The post Zhvillimet në VLEN, dominojnë komentet në favor të Taravarit: Po mbron aktivistin e ASH-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në kuadrin e rubrikës 1 opinion nga ty që Flaka zhvillon në Facebook-un zyrtar pyetja rradhës drejtuar opinionit për të komentuar ka qenë rreth zhvillimeve në koalicionin VLEN.
“VLEN me lista të ndara apo të përbashkëta në zgjedhjet lokale, kush ka të drejtë, Arben Taravari lider i ASH-së apo Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, domimojnë përgjigjen në favor të Taravarit.
Përgjigjet me përmbatje integrale:
Arben Taravari ka të drejt 100 %. Mbron djersen dhe voten e aktivistit te ash-s. Nuk mundet parti me 1000 vota te kete kryetar kuvendi. Nuk mundet Saranda Imeri me 200 vota te ld te zgjidhet deputete ne Gostivar, ose ajo Imerlija e Alternatives me 100 vota te bohet deputete. Sondazhet ash e nxerrin 3 me 1 me partit tjera te vlenit
Oh ju kur bashk nuk bani se jeni interesxhi aj se nuk ju shkon gjat.
Te drejt ka Ali Ahmeti.
A msu bili nkrah te tjeter kuj perhere te perfitoje per at sen e pranon propozimin e ash. Fitoj me dvizhenjen mozheme pastaj ju nxhit vlenit tani kur duhet tdale vet nmejdan sja mban.
Bilall kasami ka te drejt.
Arbeni ka te drejt. Nuk krahasohet ash-ja me parti muhallash me ka 1000 vota.
Arbeni e din fuqin e partis per at kerkon lista te vecanta, tjerat skan takat dhe duan permes vlenit te marrin mandate.
Taravari, sepse ai osht baba i VLEN-it.
Oh ju kur bashk nuk bani se jeni interesxhi aj se nuk ju shkon gjate.
Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN kërkon që në zgjedhje lokale të dalë me listë të veçantë, ndryshe nga pjesa tjetër e partive të këtij koalicioni. Por, ai është optimist se do të gjejnë gjuhë të përbashkët për këtë çështje. Taravari tha se janë në komunikim të vazhdueshëm dhe se po përgatiten për zgjedhje lokale, si dhe se së shpejti do të dalin me qëndrime.
“Unë e kam thënë shpesh sa më shumë dhe kam insistuar në negociata që të dalim me listë të veçantë si Aleancë për Shqiptarët, por edhe partitë e tjera sepse motivojmë shumë më shumë njerëz të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por shofim e bëjmë, jemi në komunikim të vazhueshëm, kemi raporte korrekte, kështu që jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Kërkesën e Taravarit për lista të veçanta e pranoi edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Por, ai thotë se pjesa dominante e koalicionit janë që në zgjedhje të garojnë së bashku. Ai theksoi se nëse ASH vendos për këtë, atëherë në zgjedhje do të garoj e vetme.
“Po qëndrimi dominant brenda VLEN-it është se ne shkojmë si koalicion. Kemi marrë mandat nga qytetarët në pushtetin qendror dhe gjithashtu, kërkesa e qytetarëve është që ky koalicion të vazhdoj bashkë edhe në zgjedhjet lokale… është e njohur për opinionin që kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në bazë të informatave brenda ASH-së, ekziston kërkesa që të shikohet mundësia që në listat për këshilltarë, ASH-ja të shkojë e vetme”, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Komentet janë të hapura dhe do të mund të bëhen edhe në ditët në vijim, gjersa komentet mund të lexohen në këtë LINK. Flaka Media
Lexo edhe: Qoku i përmbajtur, nuk mban anën as të Taravarit as të Kasamit për formën e daljes në zgjedhje!
The post Zhvillimet në VLEN, dominojnë komentet në favor të Taravarit: Po mbron aktivistin e ASH-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .