“Ta forcojmë lidhjen dhe bashkëpunimin mes nesh” – Ali Ahmeti uron Fitër Bajramin
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar festën e Fitër Bajramit. Në këtë urim, Ahmeti ka bërë thirrje për “forcim të lidhjeve dhe bashkëpunimit për shumë vite përpara”. “Për shkak të pamundësisë për t’u përgjigjur personalisht të gjitha porosive dhe urimeve të shumta që kam marrë nga miq, bashkëpunëtorë dhe dashamirë gjatë […]

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Në këtë urim, Ahmeti ka bërë thirrje për “forcim të lidhjeve dhe bashkëpunimit për shumë vite përpara”.
“Për shkak të pamundësisë për t’u përgjigjur personalisht të gjitha porosive dhe urimeve të shumta që kam marrë nga miq, bashkëpunëtorë dhe dashamirë gjatë festës së Fitër Bajramit, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju falenderuar sinqerisht dhe nga zemra. Vlerësoj thellësisht që keni ndarë kohën tuaj për të festuar këtë ditë të shënuar me ne dhe për të kontribuar në këtë gëzim të përbashkët.
Uroj që kjo festë të sjellë begati, paqe dhe shëndet në familjet tuaja, si dhe besoj fuqishëm që të vazhdojmë të kontribuojmë dhe të festojmë së bashku, duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin mes nesh për shumë vite përpara”, shkruan Ahmeti.