Taravari: Katër pacientë që kurohen jashtë vendit janë në gjendje kritike
Katër pacient të lënduar në tragjedinë e Koçanit të cilët po kurohen jashtë shtetit vazhdojnë ende të mbeten në gjendje kritike, kurse të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se prej 115 pacientëve që po trajtohen jashtë vendit, 8 pacientë pritet që gjatë javës të kthehen brenda shtetit për […] The post Taravari: Katër pacientë që kurohen jashtë vendit janë në gjendje kritike appeared first on InfoShqip.com.
Katër pacient të lënduar në tragjedinë e Koçanit të cilët po kurohen jashtë shtetit vazhdojnë ende të mbeten në gjendje kritike, kurse të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se prej 115 pacientëve që po trajtohen jashtë vendit, 8 pacientë pritet që gjatë javës të kthehen brenda shtetit për kurim të mëtutjeshëm. Ai gjithashtu bëri të ditur se 46 pacientë për momentin po trajtohen në klinikat e vendit ndërsa 16 prej tyre sot do të lëshohen për kurim shtëpiak.
“Brenda kësaj jave prej të mërkurës presim që disa prej pacientëve që janë stabil dhe mirë të kthehen, ky numër tash për tash që është paralajmëruar besoj se do të jenë 8 pacient, për të cilët do të bëhet triazhë prej nga është dërguar pacienti do të trajtohet një deri në dy ditë maksimumi do të bëhen të gjitha analizat dhe mandej do të lëshohen në shtëpi. Pacient kritik sot janë katër, por mos ti marrim këto numra si definitiv pasi që jemi në fazën e infeksioneve që mundet të zhvillojnë pacientët dhe mundet në çdo mundet në çdo moment të zhvillohen komplikime të reja”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk
The post Taravari: Katër pacientë që kurohen jashtë vendit janë në gjendje kritike appeared first on InfoShqip.com.