Taravari kritikon qëndrimin e Mickoskit për ndryshimet kushtetuese: Paqartësi dhe shqetësim për të ardhmen evropiane

Arben Taravari ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”, duke e cilësuar këtë qëndrim si të paqartë dhe shqetësues për perspektivën The post Taravari kritikon qëndrimin e Mickoskit për ndryshimet kushtetuese: Paqartësi dhe shqetësim për të ardhmen evropiane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 24, 2026 - 15:30
Taravari kritikon qëndrimin e Mickoskit për ndryshimet kushtetuese: Paqartësi dhe shqetësim për të ardhmen evropiane

Arben Taravari ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”, duke e cilësuar këtë qëndrim si të paqartë dhe shqetësues për perspektivën evropiane të vendit.

Sipas Taravarit, mungesa e një afati apo plani konkret për krijimin e kushteve për ndryshimet kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi drejtimin strategjik të shtetit.

“Deklarata e Kryeministrit se ‘nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese’, pa ofruar asnjë afat apo plan konkret, është jo vetëm e paqartë, por edhe shqetësuese për të ardhmen evropiane të vendit”, theksoi ai.

Ai shtroi publikisht dilemën nëse Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga rruga drejt Bashkimi Evropian.

“A ka vendosur kjo Qeveri të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimit Evropian? Sepse çdo ditë pa ndryshime kushtetuese është një ditë më larg Evropës dhe më afër izolimit”, deklaroi Taravari.

Në reagimin e tij, ai kritikoi edhe koalicionin VLEN për, siç tha, pasivitet dhe mungesë veprimi konkret.

“Ne i bëjmë thirrje koalicionit VLEN që të zgjohet nga gjumi i thellë politik dhe të përballet me përgjegjësinë që ka marrë para qytetarëve. Premtimi i tyre për të realizuar ndryshimet kushtetuese brenda 6 muajve është obligim dhe përgjegjësi politike”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi se heshtja e këtij koalicioni përballë situatës aktuale është e papranueshme dhe kërkoi që të ushtrojë ndikim real ndaj partnerëve qeveritarë.

“VLEN duhet të ushtrojë ndikim real mbi partnerët e tyre qeveritarë dhe të mos vazhdojë rolin e spektatorit të proceseve që përcaktojnë të ardhmen e vendit”, theksoi ai.

Në fund, Taravari bëri thirrje për unitet politik dhe shoqëror në funksion të integrimit evropian, duke nënvizuar se kjo është një domosdoshmëri strategjike për shtetin.

“E ardhmja evropiane e shtetit tonë nuk është opsion, është domosdoshmëri strategjike”, përfundoi ai. Gazeta Flaka

The post Taravari kritikon qëndrimin e Mickoskit për ndryshimet kushtetuese: Paqartësi dhe shqetësim për të ardhmen evropiane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .