Taravari: Së shpejti do të zgjidhet problemi me parkingun në Qendrën klinike

Problemi me parkingun në kompleksin “Nënë Tereza” është i kahmotshëm. Qytetarët ankohen se presin gjatë derisa të gjejnë vend për parkim, ndërsa kanë termine të caktuara dhe disa janë me ndërhyrje kirurgjikale. Presin nga autoritetet kompetente që të zgjidhin sa më parë këtë problem. “Sillemi nga një orë e një orë e gjysëm, dhe nuk […]

tetor 28, 2024 - 01:00
 0  7
Taravari: Së shpejti do të zgjidhet  problemi me parkingun në Qendrën klinike

Problemi me parkingun në kompleksin “Nënë Tereza” është i kahmotshëm. Qytetarët ankohen se presin gjatë derisa të gjejnë vend për parkim, ndërsa kanë termine të caktuara dhe disa janë me ndërhyrje kirurgjikale. Presin nga autoritetet kompetente që të zgjidhin sa më parë këtë problem.

“Sillemi nga një orë e një orë e gjysëm, dhe nuk mundemi të parkohemi askund. Po në 10 e 30 e kam pasur terminin, nuk kam mundur të arrij, ç’të bëj. Po duhet të rregullohet me kate”.

“Tash e kam lënë veturën dhe e kam lënë numrin e telefonit, se përndryshe duheshte 2 orë të sillem me gjetë parking, duhet dikush të dalë për të hyrë unë, po patjetër.”

“Unë vi më herët dhe nuk kam problem për parking” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se së shpejti do të rregullohet problemi me parkingun në Qendrën Klinike. Thekson se nga 800 vendparkime do të bëhen 1600 dhe do të jetë lehtësim i madh për qytetarët.

“Për momentin në Qendrën klinike ka 800 vendparkime, e kemi bërë shpallejen besoj që këto ditë duhet të bëhet nëse se kemi bërë, dhe në qoftë se mbaron shpallja, 6 muaj ka afat kompania e cila do ta fiton që t’i organizon parkingjet. Prej 800 do të kalojnë në 1600 –ose 1800 vendparkime, praktikisht do të dyfishohet numri i vendparkimeve dhe kjo do ta lehtësojë shumë mundësinë e qytetarëve që e vizitojnë qendrën klinike që sa më shpejtë të parkohen. Më shumë bëhen garazha në kate” – tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ideja për një kompleks të ri të Klinikave buron që nga viti 2016 ,kur ministër i Shëndetësisë ishte Nikolla Todorov.