Taravari: Temperaturat e ulëta e pengojnë BDI-në që të protestojë
Pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim, të hënën në Tetovë, nga ku dolen me disa konkluzione, ka reagur sot njëri nga krerët e The post Taravari: Temperaturat e ulëta e pengojnë BDI-në që të protestojë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim, të hënën në Tetovë, nga ku dolen me disa konkluzione, ka reagur sot njëri nga krerët e VLEN-it dhe njiherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai ka ironizuar me paralajmërimet e BDI-së se mund të organizojnë protesta, duke thënë, se tani më, temperaturat e ulëta i pengojnë ata që t’i mbajnë ato protesta.
ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Ne jemi vazhdimisht në terren, BDI-së përsëri i preferoj që së pari të nisentë reformohen pastaj të adaptohen, tash mendoj se temperaturat e ulëta i pengojnë që të bëjnë protesta, le të takohen me qytetarët, bile është dashur që moti të takohen me qytetarët tani e kanë pak si vonë, por pavarësisht asaj, ajo është strategji partiake, le ta vazhdojnë ju uroj shumë suksese”.
Kujtojmë së në mbledhjen e mbajtur në Tetov nga BDI, e cila është thirrur nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, është vendosur që nga e mërkurja, të nisin takimet e rregullta me qytetarët. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se këto takime të degëve të BDI-së do të nisin nga Komuna e Likovës dhe më pas në ditët në vijim, të njejtat vazhdojnë në komunën e Sarajit. Ndërkaq, sa i përket protestave , Ademi tha se protestat janë pjesë e agjendës së Bashkimit Demokratik për Integrim, por ende nuk janë të shqyrtuar në organet partiake se kur dhe si do të mbahen të njëjtat.
/SHENJA/
The post Taravari: Temperaturat e ulëta e pengojnë BDI-në që të protestojë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .