“Targat KS dhe kryetarët shqiptarë”/ Avokati i Vlladimir Toliqit fajëson Kurtin për tensionet në veri

Avokati Millosh Delleviq, mbrojtës i Vlladimir Toliqit, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, përmes politikave të tij, ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Sipas tij, gjithçka ka nisur me çështjen e targave të regjistrimit, të cilën e cilësoi si hap të gabuar, duke pretenduar se kjo ka çuar te konflikti i

Prill 20, 2026 - 14:30
“Targat KS dhe kryetarët shqiptarë”/ Avokati i Vlladimir Toliqit fajëson Kurtin për tensionet në veri
“targat-ks-dhe-kryetaret-shqiptare”/-avokati-i-vlladimir-toliqit-fajeson-kurtin-per-tensionet-ne-veri

“targat-ks-dhe-kryetaret-shqiptare”/-avokati-i-vlladimir-toliqit-fajeson-kurtin-per-tensionet-ne-veri

Avokati Millosh Delleviq, mbrojtës i Vlladimir Toliqit, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, përmes politikave të tij, ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Sipas tij, gjithçka ka nisur me çështjen e targave të regjistrimit, të cilën e cilësoi si hap të gabuar, duke pretenduar se kjo ka çuar te konflikti i armatosur në Banjskë.

Delleviq tha se qytetarët serbë kanë mundur të lëvizin me tabela të lëshuara nga Republika e Serbisë, por sipas tij, politika në Prishtinë synoi ta ndalonte këtë praktikë.

Ai shtoi se serbët nuk kanë dashur t’i zbatonin politikat e Qeverisë së Kosovës dhe se me vendimet e marra situata është përkeqësuar edhe më tej.

Sipas avokatit, kriza në veri është thelluar si rezultat i politikave të ndjekura nga kryeministri Kurti.