Tash e mbi 4 vjet, Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ende nuk ka një drejtor të rregullt
Mbi 4 vjet, Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ende nuk ka një drejtor të rregullt. Pas pesë udhëheqësve të mëparshëm, këtë radhë në krye të institucionit si ushtruese detyre është emëruar, doktoresha Minire Alilaj. Këtë e ka konfirmuar për Kanal 10, zyrtari për media në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu. “Doktoresha Minire


Mbi 4 vjet, Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ende nuk ka një drejtor të rregullt.
Pas pesë udhëheqësve të mëparshëm, këtë radhë në krye të institucionit si ushtruese detyre është emëruar, doktoresha Minire Alilaj.
Këtë e ka konfirmuar për Kanal 10, zyrtari për media në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu.
“Doktoresha Minire është emëruar ushtruese detyre e drejtorit në Spitalin e Ferizajt dhe do t’i përmbushë detyrat menaxhuese të këtij institucioni.“
Megjithatë, ShSKUK nuk ka dhënë detaje se pse ky spital, për vite me radhë, nuk po udhëhiqet nga një drejtor me mandat të plotë.
E ndërrimet e shpeshta të udhëheqësve kanë shkaktuar paqëndrueshmëri në menaxhim dhe kritika nga niveli lokal.
Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci, e ka cilësuar këtë situatë si tregues të mungesës së seriozitetit institucional.
“Ndërrimet e shpeshta të drejtorëve tregojnë një jo-seriozitet në menaxhimin e spitalit. Kjo ndikon drejtpërdrejt në shërbimet ndaj qytetarëve andaj duhet te behet nje zgjidhje perfundimtare per nje drejtor te plote jo ushtrues detyre qe nderrohen vit pas viti po thuajse…”.
Ndryshe, që nga gushti i vitit 2021, kur skadoi mandati i drejtorit të rregullt Jeton Zeqiri, Spitali i Ferizajt ka kaluar në disa periudha me ushtrues detyre.
Në këtë periudhë janë emëruar disa persona në krye të institucionit, përfshirë Halit Gërbeshin, Isa Berishën, Selajdin Sallahun, e më pas Fikret Arifin në mars të këtij viti.
