Taylor Swift i jep një bonus shumë bujar anëtarit të ekipit të Eras Tour
Taylor Swift shpërbleu një anëtar të ekuipazhit të saj të Eras Tour me një bonus bujar prej 100,000 dollarësh (97 mijë euro). Kjo ka ndodhur më 23 shkurt, kur këngëtarja e njohur e dërgoi një shënim personal për Robert, një nga punonjësit e turneut, duke i falënderuar për punën e tij të shkëlqyer. Turneu i […]
Taylor Swift shpërbleu një anëtar të ekuipazhit të saj të Eras Tour me një bonus bujar prej 100,000 dollarësh (97 mijë euro).
Kjo ka ndodhur më 23 shkurt, kur këngëtarja e njohur e dërgoi një shënim personal për Robert, një nga punonjësit e turneut, duke i falënderuar për punën e tij të shkëlqyer.
Turneu i Swift, që arriti fitime rekord afro 2 miliardë eurosh, përfundoi në dhjetor pas një periudhe dyvjeçare të shfaqjeve të shitur në mbarë botën, shkruan DailyMail.
Gjatë kësaj periudhe, ajo ndau lidhje të ngushta me ekipin e saj, dhe shprehjet e mirënjohjes për punonjësit ishin të shpeshta.
Në fillim të janarit, këngëtarja u shfaq në një fotografi në Instagram e shpërndarë nga këngëtarja rezervë Jeslyn Gorman, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta me ekipin.
Përveç shpërblimit të Robert, Taylor shpërndau më shumë se afro 169 milionë euro bonuse për të gjithë ekipin e saj, duke përfshirë shoferët e kamionëve, teknikët, kërcimtarët dhe shumë të tjerë.
Ky turne, i ndarë në “epoka” të ndryshme nga 10 albumet e saj, theu rekorde dhe e çoi Swift në majat e suksesit me filmin dhe librin e saj të koncertit.