Të dielën do të ketë regjim të veçantë trafiku në Shkup
SPB Shkup i njofton qytetarët se me datë 13.04.2025 (e diel) duke filluar nga ora 10:00 për shkak të mbajtjes së garës rrugore, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, transmeton Portalb.mk. Itinerari do të nisë nga blv.Ilinden përballë shatërvanit të Lotusit (fillimi dhe mbarimi) drejt […]


SPB Shkup i njofton qytetarët se me datë 13.04.2025 (e diel) duke filluar nga ora 10:00 për shkak të mbajtjes së garës rrugore, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, transmeton Portalb.mk.
Itinerari do të nisë nga blv.Ilinden përballë shatërvanit të Lotusit (fillimi dhe mbarimi) drejt përgjatë blvd Ilinden. tek kryqëzimi me Blvd. 8 Shtatori, ku do të bëjë një gjysmërreth prapa përgjatë blvd Ilinden deri në fund në shatërvanin e Lotusit, ku trafikun do të ridrejtohet në rrugët përreth.
SPB Shkup apelon të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë.