Të gjitha konkluzionet nga mbedhja e kryesisë së ASH-së | VIDEO
Pas mbledhjes së kryesisë Kryetari i ASH-së tha se nuk e kanë asnjë problem nëse eventualisht kryeministri vendosë për largimin e partisë së tij nga Qeveria. Në pyetjen nëse e The post Të gjitha konkluzionet nga mbedhja e kryesisë së ASH-së | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pas mbledhjes së kryesisë Kryetari i ASH-së tha se nuk e kanë asnjë problem nëse eventualisht kryeministri vendosë për largimin e partisë së tij nga Qeveria.
Në pyetjen nëse e keni diskutuar edhe çështjen nëse mundohen t’ju nxjerrin nga Qeveria, Taravari tha se për këtë vendosë Kryeministri
“Aty vendos kryeministri. Ai që e formon qeverinë është kryeministri, nëse vendos nuk kemi asnjë problem, por në parim me kryeministrin tash për tash kemi raporte të shkëlqyera”, tha kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Ndërkaq, shtoi se si parti nuk largohen nga VLEN. Mes tjerash potencoi se ASH-ja u mundua që të imponon mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar komunash.
“Ultimatume kohore, realisht nuk mund të pranojmë, se kishim ultimatum që të vendosim sot. ASH-ja vendosi që në të gjitha komunat ku garojnë shqiptarët do të del me lista të veçanta për këshilltarë komunal”, tha Arben Taravari – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Taravari ka njoftuar se që nga muaji maj do të fillojë hapja zyrtare e shtabeve zgjedhore.
Taravari tha se vazhdon të mbetet në VLEN ndërsa mbetet i hapur për bashkëpunime për kandidatët për kryetarët e komunave.
The post Të gjitha konkluzionet nga mbedhja e kryesisë së ASH-së | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .