Dita e Evropës do të shënohet me iniciativën humanitare “Të gjithë për Koçanin – Vrapojmë së bashku!”

Këtë vit, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti i Europe House do të shënojnë “Ditën e Evropës: me organizimin e garës humanitare për të prekurit nga tragjedia e Koçanit, transmeton Portalb.mk. “Më 25 maj, do të vrapojmë një të njëjtën kohë në 7 qytete – Shkup, Strumicë, Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, me […]

Prill 28, 2025 - 19:00
 0  5
Dita e Evropës do të shënohet me iniciativën humanitare “Të gjithë për Koçanin – Vrapojmë së bashku!”
Foto: Europe House

Këtë vit, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti i Europe House do të shënojnë “Ditën e Evropës: me organizimin e garës humanitare për të prekurit nga tragjedia e Koçanit, transmeton Portalb.mk.

“Më 25 maj, do të vrapojmë një të njëjtën kohë në 7 qytete – Shkup, Strumicë, Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, me një qëllim të vetëm: t’ia zgjasim dorën Koçanit”, thuhet në njoftim.

“Të gjithë për Koçanin – Vrapojmë së bashku!” është iniciativa humanitare në të cilën mund të marrë pjesë çdokush, pavarësisht moshën apo përgatitjes fizike. Garat janë të destinuara për të gjithë: vrapues rekreativë, atletë, amatorë, të rinj dhe të moshuar, sepse nuk bëhet fjalë për kilometra, por për solidaritet.

Paraqitja është e hapur dhe mund të bëhet përmes platformës https://sitezakocani.mk, ku çdokush që është i interesuar mund të zgjedhë një qytet dhe të bëhet pjesë e garës më të rëndësishme këtë vit. Të gjitha mjetet e mbledhura nga pagesat e regjistrimit do të dhurohen përmes Kryqit të Kuq, i cili do t’i drejtojë ato për komunitetin në Koçan, duke siguruar që çdo donacion të shkojë aty ku është më i nevojshëm.

“Më 25 maj, nuk do të vrapojmë për rezultate, as për shpërblime – do të vrapojmë për solidaritet dhe për vlerat që na definojnë si shoqëri dhe si komunitet”, thonë nga Europe House.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prillmë 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.