Të mërkurën do të luhet finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut, do të përballen dy ekipet e Ligës së Parë

Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Strugës dhe Vardarit do të luhet në Arenën Nacionale “Todor Proeski” më 21 maj, transmeton Portalb.mk. Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka paralajmëruar se në finalen e Kupës do të shfrytëzohet edhe sistemi VAR për zgjidhjen e rasteve të dyshimta gjatë ndeshjes. Kjo finale pritet […]

maj 17, 2025 - 18:00
 0  3
Të mërkurën do të luhet finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut, do të përballen dy ekipet e Ligës së Parë
Stadiumi i futbollit në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Strugës dhe Vardarit do të luhet në Arenën Nacionale “Todor Proeski” më 21 maj, transmeton Portalb.mk.

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka paralajmëruar se në finalen e Kupës do të shfrytëzohet edhe sistemi VAR për zgjidhjen e rasteve të dyshimta gjatë ndeshjes.

Kjo finale pritet transmetohet drejtpërdrejtë në televizion, ndërsa çmimi i biletave për hyrje në “Todor Proeski” është 50 dhe 100 denarë.

Në fillim të vitit 2025, FFM-ja kishte sqaruar se sistemi VAR në ligën e futbollit të Maqedonisë duhet të fillojë zbatimin prej fillimit të sezonit të ardhshëm, 2025/2026, duke shtuar se sistemi VAR do të jetë në Ligën e Parë, Kupën e Maqedonisë, Kupën e Maqedonisë për femra dhe ndeshjet barazh për Ligën e Parë. Paraprakisht, në fund të vitit 2023, Këshilli Drejtues i FFM-së kishte filluar procedurën për futjen e sistemit VAR në ligën e parë.

Në vitin 2024 në garën për Kupën e Maqedonisë, Tikveshi në finale ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin.