RMV, produktet bujqësore që shënuan më së shumti rritje të çmimeve

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill është regjistruar rritje e çmimeve te produktet bujqësore për 10.9 përqind gjatë muajit prill, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Çmimet në bujqësi në prill të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë rritur tek inputi për 1.3% dhe tek autputi […]

maj 17, 2025 - 18:00
 0  4
RMV, produktet bujqësore që shënuan më së shumti rritje të çmimeve
Perime në treg, foto nga Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill është regjistruar rritje e çmimeve te produktet bujqësore për 10.9 përqind gjatë muajit prill, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet në bujqësi në prill të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë rritur tek inputi për 1.3% dhe tek autputi për 10.9 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që çmimet te produktet bimore janë rritur për 11.2 përqind, ndërsa te produktet shtazore 9.5 përqind.

Në këtë periudhë, te produktet bimore më së shumti rritje është regjistruar te perimet 18.5 përqind, ndërsa te patatet ka pasur ulje më të madhe (8.5 %).

Në pjesën e shpenzimeve, rritja më e madhe e shpenzimeve është te shërbimet veterinare (34.2 %), ndërsa ulje është regjistruar te energjia (8.2 %).

“Shitblerjet e produkteve bujqësore në tremujorin e parë të 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak janë zvogëluar për 42%”, raportoi Enti.