Të përjashtuarit nga PD e Durrësit në selinë blu: Duam ballafaqim me Berishën
Të përjashtuarit si këshilltarë të PD-së në Bashkinë Durrës janë paraqitur sot në selinë blu, duke kërkuar ballafaqim me kryedemokratin Sali Berisha lidhur me vendimin. Dritan Burgija duke folur për mediat e konsideroi vendimin anti-statutor. “Jam këtu për të kërkuar shpjegime për përjashtimin tim. Çdo resht i vendimit është anti-statutor, kam kërkuar ballafaqim me lidershipin […]
Të përjashtuarit si këshilltarë të PD-së në Bashkinë Durrës janë paraqitur sot në selinë blu, duke kërkuar ballafaqim me kryedemokratin Sali Berisha lidhur me vendimin.
Dritan Burgija duke folur për mediat e konsideroi vendimin anti-statutor.
“Jam këtu për të kërkuar shpjegime për përjashtimin tim. Çdo resht i vendimit është anti-statutor, kam kërkuar ballafaqim me lidershipin dhe kam kërkuar fakte dhe prova që çuan në vendimin e shkarkimit tim. Jemi këtu bashkë dhe me insistimin e këtyre demokratëve kërkojmë nëse është e mundur të bëjmë një ballafaqim me z.Berisha, pasi jemi rënduar shumë me akuzat. Janë akuza shumë të rënda, për mua dhe kolegun tim. Ja ku jemi dhe të ballafaqohemi, sepse i detyrohemi këtyre demokratëve”, tha ai.
Dritan Burgija dhe Arlind Boshku u përjashtuan një javë më parë nga PD-ja e Durrësit me vendim të Sekretarit të partisë Flamur Noka.
Sipas Sali Berishës, dy këshilltarët nuk kanë shpërblyer votat e demokratëve në Këshill, por kanë shkuar vetëm për të marrë rrogën dhe kanë vepruar kundër interesave të partisë.