Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,72 % në raport me vendimin e datës 25.11.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri […]

dhjetor 2, 2024 - 16:00
 0  4
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,72 % në raport me vendimin e datës 25.11.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 ulet për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,521 den/kg dhe do të jetë 45,258 den/kg.

Nga data 3.12.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 76,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 78,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 71,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 45,258 (denarë/kilogram).