Tedi Blushi nga protesta e opozitës: Beteja është pa kthim! Ta harrojnë se ne ikim nga sheshet e Shqipërisë!
Sekretari i Përgjithëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është i pranishëm në protestën e sotme të opozitës, nga ku ka dhënë dhe një prononcim të shkurtër për mediat. Blushi është shprehur se do të vazhdojnë të qëndrojnë në protestë edhe përtej orës 20:00. “Kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë që ne […]
Sekretari i Përgjithëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është i pranishëm në protestën e sotme të opozitës, nga ku ka dhënë dhe një prononcim të shkurtër për mediat.
Blushi është shprehur se do të vazhdojnë të qëndrojnë në protestë edhe përtej orës 20:00.
“Kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë që ne ikim nga ky shesh dhe nga sheshet e të gjithë Shqipërisë. Kjo është një betejë pa kthim deri në cmonityi9min e këtij regjimi kriminal që dhunon gra shtatzëna në protestë. A ka logjikë kjo? Të shkojnë të kapin autorët e masakrës në Shkodër, apo bandat në Elbasan. Do qëndrojmë edhe më shumë, ne kemi dalë për të protestuar dhe jo për të bërë xhiro”, tha Blushi.