Rama takon në 29 mars shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sërish pasditen e sotme se më 29 Mars do të jetë në Kretë të Greqisë. Sipas posterit të ndarë nga kreu i qeverisë, takimi do të zhvillohet me shqiptarët në zonën e Hanias, në stadiumin e mbyllur “Kladissos” në orën 18:00 të 29 Marsit. Por, kryesocialisti nuk la pa komentuar edhe numrin […]

Mars 19, 2025 - 19:00
 0  6
Rama takon në 29 mars shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sërish pasditen e sotme se më 29 Mars do të jetë në Kretë të Greqisë.

Sipas posterit të ndarë nga kreu i qeverisë, takimi do të zhvillohet me shqiptarët në zonën e Hanias, në stadiumin e mbyllur “Kladissos” në orën 18:00 të 29 Marsit.

Por, kryesocialisti nuk la pa komentuar edhe numrin që i ra në fletën e votimit.

Postimi i plotë i Ramës:

“Njëri: I ra 1-shi Kënetës, kurse juve ju ra 5-sa!

Unë: Normal, 5 me 1.”

“Me shqiptarët e Greqisë dhe të botës me vete, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë”, shkruan Rama.