Tërmet me magnitudë 3 është regjistruar sot në Kosovë, u ndje në Shkup dhe zonat përreth

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), transmeton Portalb.mk. Tërmeti ka ndodhur në orën 11:41, dhe epiqendra ka qenë 5 kilometra në jugperëndim të qytetit të Gjilanit në Kosovë dhe 36 kilometra në juglindje […]

dhjetor 17, 2024 - 14:00
 0  6
Tërmet me magnitudë 3 është regjistruar sot në Kosovë, u ndje në Shkup dhe zonat përreth
Tërmet, sizmometër, ilusterim, foto nga Tumisu/Pixabay

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), transmeton Portalb.mk.

Tërmeti ka ndodhur në orën 11:41, dhe epiqendra ka qenë 5 kilometra në jugperëndim të qytetit të Gjilanit në Kosovë dhe 36 kilometra në juglindje të kryeqytetit Prishtinë.

Tërmeti ka qenë në thellësi prej nëntë kilometrash.

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup ka konfirmuar se stacionet sizmologjike kanë regjistruar mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë tre ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ndodhet 36 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në territorin e Kosovës.

Ata thonë se tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet të shkallës III sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Kujtojmë se mesnatën midis 15 dhe 16 dhjetorit janë regjistruar disa dridhje tërmeti në Maqedoninë e Veriut.