Administrativja e hodhi poshtë si të pabazë padinë për mënyrën e zgjedhjes së drejtoreshës së Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

Drejtoreshë e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë mbetet Irina Trajkoska-Strezovski pasi Gjykata Administrative sot e hodhi poshtë si të pabazuar padinë e gjyqtarit në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, Nenad Saveski. Duke mos dashur të ndikojë drejtpërdrejt në procedurë, në emër të gjyqtarit Saveski, padinë kundër vendimit për emërimin e drejtoreshës së Akademisë së […]

dhjetor 17, 2024 - 14:00
 0  7
Administrativja e hodhi poshtë si të pabazë padinë për mënyrën e zgjedhjes së drejtoreshës së Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
Gjyqësor, gjykata, reforma, drejtësi,

Drejtoreshë e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë mbetet Irina Trajkoska-Strezovski pasi Gjykata Administrative sot e hodhi poshtë si të pabazuar padinë e gjyqtarit në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, Nenad Saveski. Duke mos dashur të ndikojë drejtpërdrejt në procedurë, në emër të gjyqtarit Saveski, padinë kundër vendimit për emërimin e drejtoreshës së Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik, e ka paraqitur avokati i autorizuar nga Struga Gligorie Qatoski dhe ka të bëjë me mënyrën se si Bordi Drejtues i institucionit bëri përzgjedhjen e një shefi të ri, transmeton Portalb.mk.

Vendimi, siç tha gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Ana Gerasimovska, është marrë në bazë të procedurës së zhvilluar dëshmuese dhe pas konsultimit dhe votimit.

Gjykata e refuzoi si të pabazuar edhe propozimin me të cilin Savesvki kërkoi masë të përkohshme – pezullim të vendimit për zgjedhjen e drejtoreshës.

Sot në shpalljen e vendimit nuk ishte i pranishëm avokati Qatoski.

“360 Gradë” ka kërkuar koment nga avokati Qatoski, i cili ka thënë se janë të pakënaqur me vendimin e sotëm.

“Do të presim të marrim shpjegimin nga gjykata për të parë arsyet se përse është rrëzuar padia. Kur ta kuptojmë këtë, sigurisht që do ta ushtrojmë të drejtën tonë për ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative”, tha Qatoski.

Në gjykimin e javës së kaluar, Qatoski në shpjegimin e tij tha se në seancën e Bordit të drejtorëve duhet të ketë votim publik, e jo vetëm seanca të jetë publike me atë që do të marrin pjesë media dhe do të transmetohet.

Pas seancës, avokati tha se pret që vendimi i gjykatës të jetë në përputhje me ligjin, objektivisht dhe në mënyrë të paanshme, duke shtuar se është i kënaqur me mënyrën se si ka shkuar procesi gjyqësor.

Në sqarimin e dhënë nga përfaqësuesit e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, ata thanë se pretendimet në padi janë të pabaza për shkak se votimi ka qenë publik, duke thënë se askund nuk përmendet votimi individual dhe me emër.

Drejtoresha Irina Trajkoska-Strezovski u zgjodh në mbledhjen e Bordit të drejtorëve kur kishte një votë më shumë se kundërshtari i saj Saveski. Vota për drejtor të ri, ndryshe nga zgjedhjet e fundit të vitit 2022, kur secili anëtar i Bordit të Drejtorëve deklaroi publikisht se për kë po votonte dhe pse, nuk u mbajt në zgjedhjet e fundit.

Pas votimit për Trajkoska-Strezovski, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit tha se sipas tyre zgjedhja nuk është bërë në përputhje me rregulloret ligjore.

Edhe, tashmë ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, e kritikoi mënyrën e zgjedhjes. “Ajo që ka ndodhur gjatë zgjedhjes së drejtorit të Akdemisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik ishte skandaloze. Nuk kishte as transparencë, as llogaridhënie, nuk kishte argumentim të mjaftueshëm”, tha Dameva.