Tërmetet e fundit në Shkup, Opservatori Sizmologjik: S’ka vend për panik, janë tërmete të vogla

Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës së Rihterit i shqetësoi qytetarët e kryeqytetit. Sipas informacioneve zyrtare, lëkundjet e tokës u ndjenë mbrëmë rreth orës 19:46 minuta, ndërsa epiqendra ishte 24 kilometra nga Shkupi dhe rreth 14 kilometra nga Ilindeni. Tërmeti u ndje pothuajse në të gjitha vendbanimet në kryeqytet. Autoritetet e Opservatorit Sizmologjik në […]

shtator 26, 2024 - 00:00
 0  5
Tërmetet e fundit në Shkup, Opservatori Sizmologjik: S’ka vend për panik, janë tërmete të vogla

Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës së Rihterit i shqetësoi qytetarët e kryeqytetit. Sipas informacioneve zyrtare, lëkundjet e tokës u ndjenë mbrëmë rreth orës 19:46 minuta, ndërsa epiqendra ishte 24 kilometra nga Shkupi dhe rreth 14 kilometra nga Ilindeni. Tërmeti u ndje pothuajse në të gjitha vendbanimet në kryeqytet. Autoritetet e Opservatorit Sizmologjik në vend, i cilësojnë këto tërmete si “after shok” tërmete, respektivisht lëvizje normale sizmike, që nuk paraqesin rrezik për të ndodhur ndonjë tërmet më të madh. Sipas udhëheqëses së sektorit sizmologjik, Katerina Drogreshka, tërmetet e fundit në vend kanë lidhshmëri indirekte me tërmetet e shpeshtuara në vendet e rajonit.

“Nuk ka lidhshmëri të drejtpërdrejtë, mirëpo gjithmonë ekziston një lidhshmëri indirekte me tërmetet që ndodhin në rajon. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se tërmetet që ndodhin në vendet fqinje dhe energjia e cila atje po lirohet, në një farë mënyre po drejtohet edhe tek vendi ynë, dhe me kalimin e kohës, ky akumulim i energjisë patjetër se diku do të shpërthejë. Ndoshta nuk tingëllon mirë kur do të thuhet se është mirë të kemi tërmete me intensitet të ulët siç patëm, të cilët, përveç shqetësimeve nuk do të shkaktojnë dëme materiale.”, – deklaroi udhëheqësja e Opservatorit Sizmologjik në RMV, Katerina Drogreshka.

Por, a është i rrezikuar vendi ynë të jetë i goditur me “after shok” tërmetet edhe në ditët në vijm? Këtë gjë askush nuk mund ta parashikojë, shtojnë ekspertët për TVM-2. Sipas ish-drejtorit të Institutit për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Ndryshimeve Klimatike, Mihail Garevski, thotë se tërmetet e tre ditëve të fundit në kryeqytet nuk paraqesin fare rrezik për t’u përsëritur tërmeti i vitit 1963, e as ai i vitit 2016.

“Tërmetet që po ndodhin në kryeqytet këto dy-tre ditët e fundit me magnitudë maksimale prej rreth 3-4 sipas shkallës së Rihterit po karakterizohen si tërmete të vogla dhe të parëndësishme dhe qytetarët nuk duhet fare të shqetësohen për tërmete kaq të vogla. Ajo që është më karakteristike për tërmetet e fuqishme është fakti se tërmetet e mëdha ndodhin vetëm njëherë, pra kemi një goditje, lëkundje të tokës, pra nuk përsëriten si tërmetet e vogla. Dhe për këtë çështje ka një statistikë të mirë, ku thuhet se në nivel vjetor anembanë botës vetëm një tërmet me magnitudë mbi 8 gradë po ndodh.”, – theksoi profesori universitar, Mihail Garevski.

Garevski, madje shton se viteve të fundit ndërtesat në kryeqytet janë të ndërtuara me standardet urbanistike, të cilët parashikojnë rezistencë goxha të madhe ndaj tërmeteve dhe në të shumtën e rasteve, thotë ai se investitorët i kushtojnë kujdes të veçantë aspektit sizmologjik të ndërtesave që janë në ndërtim e sipër.